Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, me anë të një letre nga burgu ku po vuan dënimin, ka shkruar për votën e disporës, në një mesazh drejtuar emigrantëve shqiptarë, teksa shprehet se është zarfi më i rëndësishëm i 30 viteve.
Salianji shton se ndihet krenar që në fund të korrikut i tha “po” në Parlament ndryshimit në Kodin Zgjedhor lidhur me votën e diasporës. Ai u bën thirrje emigrantëve që më 11 maj 2025 të votojnë kundër qeverisë. Ish-deputeti thotë se dërgesa e 11 majit do të ndryshojë dhe jetën e emigrantëve sepse, sipas tij, nëse ndalet e keqja dhe vjen një qeverisje e mirë kjo do të sjell përmirësime edhe për vetë emigrantët.
Letra e Salianjit:
Letër nga qelia nr.6 një emigranti, për zarfin më të rëndësishëm të 30 viteve!
930 milionë euro ishin remitancat e vitit 2023, të fundit tê llogaritura nga Banka e Shqipërisë. 930 milionë euro që emigrantêt, bashkëatdhetarët i kanë derguar për të afermit, familjet e tyre. Njē shifër rekord kjo. Jam i bindur se nuk është vetëm shuma që bën diferencën, por sidomos efiçensa me të cilën ato hyjnë në ekonomi, e ben këtë një nga fondet më të vyera, një prej kontributeve më të rëndësishme për vendin.
Sepse ato para shkojnē direkt tek njerëzit, pa ndermjetës, pa zyrtarë që fusin duart. Janë para qē luftojnē drejtpërdrejt varfërinë dhe futen në ciklin jetik përmes konsumit. Janë para të pastra, mundi e djerse e qindra mijē burrave e grave që megjithë veshtirësitë e sfidat që kanē atje ku jetojnë, nuk i harrojnë prinderit me pensionin më të ulët në Europë. Nuk e harrojnë një të afërm në hall, në ditë të vështirë.
Është pra pak më shumē se 10 përqind e buxhetit të shtetit, fondi që ata sjellin e që shpërndahet në mënyrë të atillë që korigjon harresat, arrogancen e mungesën e vëmendjes së autoriteteve. Një fond që është si melhem për plagët që krijon qeverisja e keqe dhe korrupsioni. Më në fund, kjo pjesë vitale e kombit dhe e shoqërisē, do të votojë.
Me shumë vonesë ligjvënësi, bëri detyrën dhe e jetësoi të drejtën kushtetuese që ata e kanë. Personalisht kam qënë pro gjithnjë dhe avokues i votës së emigrantëve. Dhe jam krenar që në fund të korrikut thashë po në Parlament, për atë ndryshim në Kodin Zgjedhor.
Janë mbi 1 milionē votues që jetojnë jashtë e mund të behen pjesë e zgjedhjeve të 11 majit. Njē shifër që flet vetë për potencialin që ka për të vendosur për fatin e vendit. Një numër që përkon me atë që kryeministri aktual, e valëviste si trofe në vitin 2013, duke i cilesuar si 1 milionë shuplaka. Duke lajmëruar kështu dhunën që do të ishte stili i tij qeverisës.
Vota e emigrantëve është sfida e Opozitës në këtë garë. Me erdhi mirë kur pashë se PD kishte lançuar një portal ku nxiste e ndihmonte në identifikimin e certifikimin e tyre.
Me 11 janar nis zyrtarisht regjistrimi që do te zgjasë dy muaj. Me njē dokukent ID tē shtetit shqiptar dhe njē adresë ku ai jeton, çdo bashkëatdhetar bëhet pjesë dhe ushtron të drejtën e tij kushtetuese. Buxheti i shtetit do të mbulojē shpenzimin e postës. Është detyrë e opozitës do insistojë në garancitë e procesit, pasi çdokush në çdo cep të botës e ka dyshimin se vota e tij mund të kapet nga dora e gjatē e rilindjes.
Eshtë e qartē se mē i shqetësuari për atë verdikt, është Edi Rama, kjo dhe nga lajmet që raportohen. Ai e di koston e madhe që ka krijuar me qeverisjen e tij në 3 mandate dhe kerkon të eksplorojë terrene të reja.
“Nemo profeta in patria”, kanë thënë latinët. Nuk e njohin si profet këtu. I kanë dalë gjithë lëkurat. Dhe shpresen e ka se do ta ripaketojē veten për të mashtruar ata qē kanë një distancë, duke dëshiruar që tē mos kenë një panoramë tē plotē të korrupsionit e lidhjeve tē tij me krimin. Unë besoj se do të dështojë. Vota e emigratëve do tē sjellë ndryshimin, për shkak se është e lirë nga kthetrat e qeverisë, nuk e kap dot në listat e ndihmes ekonomike, në borderonë e administratës, në rrjetin e trafikut të interesave, në getot e të fortëve. Ti që ngrihesh çdo mëngjes ende pa zbardhur, që punon pa ndalim, e kthehesh në shtëpi pa e parë diellin, ti që nuk ke fundjavë se puna me orë tē gjata nē fabrikē, kantier ndërtimi apo shërbim ta do që të pushosh, ti që nuk të del koha për kafe, raki, për llafe, ti që robtohesh në Europë, Amerikë e kudo në perendim për tē siguruar atë jetesë e shkollim për femijët, ti që në fund të muajit pasi ke paguar me paratē e kesaj sakrifice faturat e rënda, megjjthatë ndan diçka për babain, nënën, vëllain a motrën, ose një kushëri që është në pamundësi nē Shqipëri, ti ke në dorë kesaj radhe të besh dergesën më të vyer.
Dergesa e 11 majit do të ndryshojë dhe jeten tënde atje. Sepse nëse ndalet e keqja dhe vjen njē qeverisje e mirë, për njerëzit, që e ndan buxhetin si duhet e jo me klientêt, që lufton varfërinë e rrit pensionet e mbështetjen për më të pamundurit, kjo do të përmirësojë dhe ditën tende. Është pikërisht qeverisja e keqe qê të bën ty të jesh i shqetêsuar për të afërmin tënd. Që të bën të kursesh, të punosh më shumë për të sjellë para këtu. Të privon nga një kenaqësi, sepse ke dikë që po vuan e nuk mbyll dot muajin në Shqipëri.
Është krejt e qartë, se me votën për ndryshimin këtu, ke ndryshuar jo pak dhe jetën tende kudo ku ndodhesh, në Itali, Greqi, Gjermani, Angli. Ndaj i dashur emigrant, mos e humb këtē rast. Ndihmo familjen, po sidomos ndihmo vendin tënd të dalë nga kriza, të shpëtojë nga gremina e njē sundimi që nuk ka asgjë për të dhene më, përveçse të përsërisë veten në një version edhe më të zi./Lapsi