Salvini: BE-ja mund të shpërbëhet brenda një viti

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Italisë, Matteo Salvini tha se e ardhmja e Bashkimit Evropian (BE) është në rrezik dhe kjo do të qartësohet brenda një viti.

“Do të duket brenda një viti se do të vazhdojë apo jo projekti i Bashkimit Evropian (BE)”, tha Salvini në një reportazh për “Der Spiegel”.

Ministri italian tha se vendi i tij nuk do të pranonte më emigrantë. “Nuk mund të marrim më as edhe një emigrant të vetëm. Në të kundërtën, ne duam që një pjesë të tyre ti dërgojmë diku tjetër”, shtoi ai./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne