Samiti i 10-të i Organizatës së Shteteve Turke filloi sot në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana.
Sipas shërbimit për shtyp të presidentit të Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev, në këtë ngjarje marrin pjesë edhe liderët e Türkiyes, Azerbajxhanit, Hungarisë, Kirgistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit.
Samiti filloi me një takim të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të grupit, ku kryediplomati i Kazakistanit Murat Nurtleu shprehu shqetësimin për situatën në Rripin e Gazës dhe kërkoi hapjen e korridoreve humanitare.
“Vendi ynë është shumë i shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Lindjen e Mesme. Ne i bashkohemi bashkëpunimit me komunitetin ndërkombëtar dhe bëjmë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm. Hapja e korridoreve humanitare për popullin e Gazës është detyrë prioritare e diplomacisë së Kazakistanit”, theksoi ai.
Ministri i Jashtëm u kërkoi të dyja palëve të përqendrohen në bisedimet e paqes.
Liderët e vendeve anëtare të Organizatës së Shteteve Turke do të takohen më vonë. Në fund të samitit, Kazakistani pritet t’ia kalojë kryesimin e grupit Uzbekistanit./AA