Samiti i Krerëve të Shteteve në Procesin e Brdo Brijunit, Begaj niset drejt Maqedonisë së Veriut

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të niset sot në Maqedoninë së Veriut, për të marrë pjesë në Samitin e Krerëve të Shteteve në Procesin e Brdo Brijunit.

Pritet që liderat në këtë samit të miratojnë një deklaratë të përbashkët, ku të evidentojnë sfidat dhe prioritetet rajonale, veçanërisht në aspektin e integrimit evropian, por edhe çështje të tjera me rëndësi rajonale.

Përgjatë dy ditëve Presidenti Begaj do të zhvillojë edhe takime të karakterit dypalësh, si edhe do të takohet me liderat e partive politike shqiptare./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne