Elementë anti-revolucionarë sulmuan ambasadën iraniane në Francë/situata nën kontroll

Ambasada iraniane në Paris duke publikuar një deklaratë bëri të ditur se: Sulmi i djeshëm i elementëve anti-revolucionarë nuk e ka prishur procesin e aktiviteteve konsullore.

Sipas Isna-s, anëtarët e grupeve terroriste anti-revolucionare, me mbështetjen dhe indiferencën e policisë franceze, sulmuan hyrjen e seksionit konsullor të ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Paris dhe me një koktej molotov i vunë flakën hyrjes së seksionit konsullor të ambasadës iraniane në Francë.

Ambasada iraniane në Paris përmes një deklarate njoftoi: Pas sulmit armiqësor të një grupi elementësh anti-revolucionarë, situata e godinës së konsullatës iraniane në Paris është nën kontroll dhe nuk ka pasur asnjë ndërprerje në aktivitetet e saj. Sipas kësaj deklarate, janë në kërkim autorët e këtij sulmi frikacak të elementëve anti-revolucionarë në godinën e konsullatës iraniane në Paris.

Në këtë deklaratë gjithashtu thuhet se po vijojnë ndjekjet e nevojshme me Ministrinë e Jashtme franceze dhe zyrtarët përgjegjës të policisë për hapjen e një hetimi gjyqësor dhe identifikimin e autorëve të kësaj vepre penale./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne