Sezoni turistik, mbi 2 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë muajit gusht

Në një kohë kur sezoni turistik vazhdon ende, kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat zyrtare të turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajit gusht.

Sipas kryeministrit, Shqipëria gjatë gushtit ka mikpritur mbi 2 milionë vizitorë të huaj, ndërsa sipas tij flukse të larta ka edhe gjatë muajit shtator.

“Mirëmëngjes dhe me shifrat zyrtare që tregojnë se Shqipëria mikpriti mbi 2 milionë vizitorë të huaj vetëm gjatë muajit gusht, teksa sezoni veror po vazhdon me flukse të larta edhe në shtator duke premtuar për një vit me rezultate spektakolare në turizëm, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.

Ajo që vihet re është fakti që vendin tonë e kanë vizituar 18% më shumë turistë se gushtin e kaluar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne