Sekretari amerikan Blinken viziton Kievin

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka vizituar kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Sipas shtypit amerikan, sekretari Blinken ka mbërritur në Kiev.

Pritet që Blinken të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy dhe ministrin e Jashtëm, Dmytro Kuleba.

Një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, në një intervistë për shtypin amerikan tha se gjatë vizitës së Blinkenit pritet të deklarohet ndihma e re prej më shumë se 1 miliard dollarë për Ukrainën.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Blinken zhvillon vizitën e tij të katërt në Kiev ku do të qëndrojë 2 ditë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne