Ajola Xoxa ka dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Apelit të Posaçëm, i cili legjitimoi kontrollet në bizneset e saj dhe sekuestrimin e telefonit. Më herët, Gjykata e Apelit rrëzoi ankimin e Xoxës kundër vendimit për kontrollin personal.
Po ashtu, Apeli hodhi poshtë edhe ankimet e Arbër Veliajt dhe dy kompanive të tij kundër vendimit të GJKKO-së për kontrolle.
Më parë, GJKKO refuzoi kërkesën e Xoxës dhe Veliajt për t’u kthyer sendet e sekuestruara nga SPAK gjatë kontrolleve në pronat dhe ambientet e tyre./gazetaimpakt