Sekuestrohen 10 mln $ kriptovalutë të vëllezërve Çopja

Një kuletë kriptovalutash me vlerë mbi 10 milionë Dollarë që besohet se ishte në posedim të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja, të akuzuar si drejtues të një organizate kriminale, u sekuestrua me vendim të Gjykatës së Posaçme.

SPAK bashkëpunoi me autoritetet spanjolle, belge, holandeze dhe Europol për të bërë të mundur bllokimin e këtyre aseteve.

SPAK: Në periudhën 25.11.2024 e deri më datë 15.01.2025, u koordinuan veprimet nëpërmjet këtyre autoriteteve për të mundësuar ekzekutimin e vendimit të gjykatës dhe urdhërit të organit procedues mbi sekuestrim preventiv të aseteve, në kuleta kriptovalutash në vlerën e mbi 10 milionë $. Këto rezultate u arritën në bashkëpunim të ngushtë me një kompani globale të njohur në menaxhimin e kriptovalutës ‘Stablecoin’ si dhe një exchange të njohur në rang botëror, i cili menaxhon asete të ndryshme kriptovalutash.

SPAK sqaron në njoftimin zyrtar se nëpërmjet kësaj kulete kriptovalutash, organizata kriminale, bënte pagesa të ndryshme. Anëtarëve të të njëjtës organizatë në Shtator 2024, SPAK i sekuestroi edhe 4 llogari bankare me vlerë 132 400 Euro.

Ndërkohë, në Korrik kur u realizua operacioni për arrestimin e anëtarve të kësaj organizate, u sekuestruan 3 vila, 1 hotel në Tiranë dhe iu gjetën kesh rreth 1 milion Euro.

Vëllezërit Çopja, referuar SPAK drejtuan për disa vite këtë organizatë që trafikonte lëndë narkotike nga Amerika drejtë vendeve të Bashkimit Europian dhe është përgjegjëse për porositjen e disa vrasjeve në Shqipëri dhe jashtë saj./Klan

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne