Sekuestrohen 28 840 euro dhe 1900 dollarë të padeklaruara në Rinas. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka nisur procedimi penal për një shtetas turk, 36 vjeç si dhe për një 50-vjeçar kinez.
NJOFTIMI I POLICISE
Kontrolle të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare. Si rezultat i kontrolleve, goditen 2 raste të mosdeklarimit të të hollave, në kufi. Sekuestrohen në total 28 840 euro dhe 1900 dollarë.
✅Procedohet penalisht 36-vjeçari (shtetas turk) që nuk deklaroi 17 020 euro, në hyrje të RSh-së.
✅Procedohet penalisht 50-vjeçari (shtetas kinez) që nuk deklaroi 11 820 euro dhe 1900 dollarë, në dalje të RSh-së.
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, shtetasit D. C. dhe L. D.
Gjatë kontrolleve në hyrje të RSH-së, shtetasit turk D. C., 36 vjeç, i janë gjetur 17 020 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore./BW