Senatori amerikan: Netanyahu, duke qenë një kriminel lufte, nuk duhet të ftohet në Kongres

Senatori amerikan Bernie Sanders, përmes një mesazhi në rrjetin social X ka njoftuar: “Benjamin Netanyahu është kriminel lufte dhe ai nuk duhet të ftohet të flasë në Kongresin Amerikan. Unë, definitivisht, nuk do të marr pjesë në këtë mbledhje.”

Sipas raportit të “Anadolu English”, Sanders shtoi në një deklaratë: “Është një ditë shumë e trishtuar për vendin tonë që Benjamin Netanyahu, kryeministri i Izraelit, është ftuar nga liderët e të dyja palëve (partive), për të folur në një seancë të përbashkët të Kongresit të SHBA-së.”

Ai shtoi: “Izraeli nuk ka të drejtë të vrasë më shumë se 34 mijë civilë dhe të plagosë më shumë se 80 mijë njerëz ose 5% të popullsisë së Gazës.” Burimet e lajmeve raportuan të shtunën në mëngjes se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është ftuar për të folur në Kongresin Amerikan. Zyra e kryeministrit të regjimit sionist njoftoi gjithashtu se Netanyahu e pranoi ftesën e Kongresit për të mbajtur një fjalim dhe ai do t’i drejtohet Kongresit për herë të katërt gjatë mandatit të tij si kryeministër.

Gjatë shtatë muajve të pushtimit të Gazës, regjimi sionist nuk ka arritur asgjë tjetër përveç krimit, masakrës, shkatërrimit, krimeve të luftës, shkeljes së ligjeve ndërkombëtare, bombardimeve të organizatave të ndihmave humanitare dhe zisë së bukës në këtë rajon. Këtë javë, Gjykata e Hagës ka lëshuar urdhër-arrestin për Benjamin Netanyahun./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne