Serbia dhe Shqipëria planifikojnë hapjen e konsullatave në Shkodër dhe Bujanoc

Raportohet se lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, i cili thuhet se ka konfirmuar se dakordësia është arritur gjatë takimit me homologun e tij të Shqipërisë, Ferit Hoxha.

Raportohet se Serbia dhe Shqipëria kanë arritur një marrëveshje në parim për hapjen e konsullatave në Shkodër dhe Bujanoc.

Sipas raportimeve në disa media, lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, i cili thuhet se ka konfirmuar se dakordësia është arritur gjatë takimit me homologun e tij të Shqipërisë, Ferit Hoxha.

Gjithashtu raportohet se Gjuriq ka deklarıuar se hapja e këtyre konsullatave do të jetë një hap në drejtim të forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Më gëzon fakti që pata bisedime të mira me ministrin e ri të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, me të cilin arritëm një marrëveshje në parim për hapjen e konsullatave të dy vendeve në Shkodër dhe Bujanoc”, citohet të jetë shprehur Gjuriq./trtbalkan

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne