Nga Shaban Burri
Amerika, dhe, siç mund ta themi me siguri, pothuajse çdo vend në botë (sepse janë shërbëtorë amerikanë), kanë vendosur përsëri sanksione kundër popullit iranian.
Rreth 20 vjet më parë, ata fitonin mesatarisht rreth 1500 dollarë; sot janë vetëm rreth 150-200 dollarë. Sipas mendimit tim, duhet të hetohet se çfarë përgjegjësie u takon reformatorëve të qeverisë së re në Iran. Zgjedhja e tyre ishte, sipas mendimit tim, një gabim i madh për të cilin populli do ta paguajë shtrenjtë. Në kohën pas vdekjes së Profetit, shumë thanë gjithashtu:
“O Ali, ke derdhur shumë gjak dhe ke bërë shumë armiq; nuk je i duhuri, edhe pse i emëruar nga Profeti. Një reformator si Ebu Bekri është shumë më popullor; ai ka shumë miq dhe do të krijojë unitet midis muslimanëve”. Çfarë ndodhi? Muslimanët luftuan me njëri-tjetrin në shumë beteja; nuk do t’i përmend të gjitha betejat këtu, ato janë të njohura për ata që janë në dijeni.
Çmimi i paguar nga Umeti ishte shumë i lartë dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Në Iran sot, nuk është ndryshe; Po paguan çmimin për zgjedhjen tyre të të ashtuquajturve reformatorëve që duan të “negociojnë”.
Lufta dhe sanksione Iranit tanime jane 47 vjet. Nëse kjo do të kishte ndodhur diku tjetër në botë, asnjë vend nuk do të kishte mbijetuar asnjë ditë. Njerëzit nuk e urrejnë “regjimin”, nuk e urrejnë Ajatollahun, nuk e urrejnë Revolucionin Islamik; ata po vuajnë – dhe po vuajnë për shkak të Amerikës dhe sanksioneve të vendosura nga amerika dhe servilët e saj.
Kjo nuk është si në fillim të shekullit të 20-të kur 8-10 milionë Iranez vdiqën nga uria për shkak të sanksioneve britanike.
Asnjë vend pa bindje kaq të fortë fetare nuk mund t’i mbijetonte vuajtjeve e Myslimanëve se Iranit.
Ata nuk e kuptojnë se kjo fe nuk mund të kërcënohet me uri dhe vdekje. “Ju na kërcënoni me uri, ne jemi bij të Ramazanit; ju na kërcënoni me vdekje, ne jemi bij të Ashures” – këto janë fjalët e Imam Khameneit shpesh herë të përsëritura, Allahu ia zgjattë jetën derisa flamurin e Islamit ja paraqet Shpëtimtarit të shumëpritur.
Dhe do të mjaftonte të vëllazëroheshe me Izraelin dhe sionistët, ose të përqafoje fenë LGBTQ+, të mbyllje sytë ndaj vrasjeve në Palestinë dhe të injoroje mijëra njerëz që vdesin nga uria çdo ditë në botë, dhe do të shpëtojnë nga vuajtjet e tyre.
Atëherë askush nuk do të fliste për ajatollahët e këqij, regjimin, shiitët, rafiditët, fundamentalizmin, ligjin e Sheriatit etj.
Ndjekësit vehabistë që do të thoshin diçka kundër tyre nuk do të shpëtonin nga heqja e kokave e tyre boshe edhe në Arabinë Saudite.
















