New York
Në SHBA, 72 organizata të shoqërisë civile lokale dhe kombëtare që operojnë në vend, i dërguan letër administratës së presidentit Joe Biden duke i bërë thirrje për veprim urgjent kundër sulmeve të kolonëve izraelitë ndaj palestinezëve, transmeton Anadolu.
Në letrën e shkruar drejtuar presidentit amerikan Biden dhe sekretarit të Shtetit, Antony Blinken thuhet se në dy javët e fundit nga kolonët hebrenj janë kryer sulme ndaj fshatrave palestinezë në Bregun Perëndimor nën pushtim.
“Ne si 72 organizata të shoqërisë civile lokale dhe kombëtare që kemi nënshkruar letrën, kërkojmë që të kaloni në veprim urgjent si përgjigje ndaj sulmeve në rritje të kolonëve hebrenj izraelitë nën kujdesin e ushtrisë izraelite”, thuhet në letër.
Në letrën ku kritikohen bastisjet dhe sulmet e forcave izraelite në qytetin Jenin në veri të Bregut Perëndimor nën pushtim, thuhet: “Ne inkurajojmë administratën tuaj që të ndërmarrë veprime vendimtare duke mbajtur Izraelin përgjegjës dhe duke zbatuar ligjin Leahy dhe të garantohet se edhe një dollar i vetëm i ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin të mos përdoren me qëllime për arrestimin e fëmijëve palestinezë në aspektin ushtarak, prishjen e shtëpive të palestinezëve dhe aneksimin e territoreve palestineze”.
Në mesin e atyre që kanë nënshkruar letrën e organizuar nga demokratët arabo-amerikanë të Teksasit, Federata Palestineze Amerikane Ramallah dhe Rrjeti i Organizatave Palestineze, ka tërhequr vëmendjen se ndodhen edhe disa organizata të shoqërisë civile hebreje dhe të krishtera.
Sulmet që Izraeli filloi më 3 korrik dhe të cilat zgjatën rreth 48 orë në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor nën pushtim, shkaktuan shkatërrim të madh në rajon.
Ushtria izraelite vuri ne shenjester ndërtesa banimi, mjekë, ambulanca, gazetarë dhe qendra mediatike në qytetin e Jeninit, letra thoshte se më shumë se 163 palestinezë, përfshirë 27 fëmijë, janë vrarë nga forcat izraelite dhe kolonët e paligjshëm këtë vit./TRTWORLD