Izraeli synon të ndryshojë identitetin musliman të Kudsit duke larguar palestinezët

ŞULE ÖZDEMİR ÖZKAN

Zëvendëskryetari i Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit, Shejh Najeh Bukeyrat tha se vendimi i Forcave izraelite të Mbrojtjes për ta larguar atë nga qyteti ishte rezultat i politikës së ndryshimit të identitetit të Kudsit.

Zv/kryetari i Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit, Bukeyrat në një prononcim për Anadolu shpjegoi vendimin për largimin e tij nga Kudsi më 20 qershor. Lidhur me vendimin për t’u larguar nga qyteti ku ka lindur dhe është rritur, Bukeyrat tha: “Kam lindur në Kuds, jam rritur në Kuds dhe do të qëndroj në Kuds. E konsideroj të pavlefshëm këtë vendim të shtetit pushtues”.

Duke kujtuar se Izraeli filloi t’i largonte palestinezët nga Mesxhid al-Aksa pas vitit 2003, Bukeyrat tha: “Ky është një tregues se Izraeli është shtet racist. Nuk është aspak e pranueshme. Më larguan jo vetëm nga një rrugë, por nga qyteti ku jetoj. Kundërshtimin tim për vendimin e kam paraqitur me avokatët. Tani jam duke pritur përgjigjen”.

Ai kundërshton vendimet e dëbimit që synojnë shkatërrimin e strukturës islame të Kudsit. “Ne jemi gjithmonë në shënjestër. Ne jemi në shënjestër të arrestimeve, pezullimeve apo me çfarë u bëhet familjeve dhe shtëpive tona. Shteti pushtues nuk do që unë të flas dhe të tregoj për krimet që kanë bërë dhe për të treguar identitetin islam të Kudsit”, tha Bukeyrat.

– “Duan të më nxjerrin nga shtëpia ashtu siç i shkulën pemët”

Bukeyrat tha se pavarësisht vendimit për të, ai do të vazhdojë të jetojë në Kuds dhe do të parandalojë që qyteti i tij të humbasë kujtesën. Ata duan të më largojnë nga shtëpia ime ashtu siç shkulën pemët. Si mund të më largojnë nga familja ime, nga babai im i vjetër të cilit i shërbej, nga fëmijët e mi? Ku të shkoj? Pse jemi ende dëshmitarë të zhvendosjes me forcë të një palestinezi nga Kudsi?”, tha ai.

Lidhur me politikat e zbatuara nga Izraeli në Palestinë, Bukeyrat theksoi: Shteti pushtues kryesisht sulmon, sekuestron ndërtesa dhe rrënon shtëpi. Ai nuk dëshiron që banorët e Kudsit të ndërtojnë ndërtesa dhe të pasqyrojnë kulturën islamike arabe. Kjo është arsyeja pse ai rrëmben tokat në mënyrë që njerëzit të migrojnë”.

“Shteti pushtues shkatërron ndërtesa, dëbon njerëzit, ashtu siç shkatërroi më shumë se 500 fshatra në vitin 1948, duke detyruar palestinezët të emigrojnë. Ashtu siç shkatërroi lagjen Magyaribe në Kuds, fillimisht i prish ato dhe më pas i detyron palestinezët të migrojnë. Kolonët izraelitë në tokat e pushtuara vendosen dhe zbatohen politikat e judaizmit”, tha ai.

Bukeyrat tha se identiteti i qytetit të shenjtë të Kudsit ka ndryshuar me presionet dhe pushtimet në rritje.

“Ka tre stacione të ndryshme policie në Portën e Damaskut, e cila i mirëpret të gjithë vizitorët. Sot shohim se dyert e xhamisë Al-Aksa janë mbyllur dhe policia okupuese po shkakton probleme për palestinezët që duan të hyjnë në Aksa. Ne jemi dëshmitarë të hebrenjve radikalë që sulmojnë Aksanë në masë dhe luten. Shteti pushtues e ktheu Kudsin në një kazermë ushtarake. Pavarësisht gjithë kësaj, ne jetojmë në Kuds me familjen tonë në shtëpi”, tha ai./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne