Amerikanët libanezë në strukturën e një organizate me seli në Michigan të SHBA-së, i bënë thirrje Donald Trumpit i cili u zgjodh presidenti i 47-të i SHBA-së, që të kërkojë armëpushim në Palestinë dhe Liban. Në deklaratën e Dhomës Amerikane të Tregtisë për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore (MENA) në Michigan, në emër të amerikanëve libanezë brenda organizatës urohet fitorja e Trumpit në zgjedhje.
Në deklaratë thuhet se republikani Trump fitoi zgjedhjet në qytezën Dearborn në Michigan dhe se anëtarët e organizatës në shtete të ndryshme “kontribuan” në fitoren e tij në zgjedhje.
Duke iu referuar letrës së Trumpit për amerikanët libanezë në fund të tetorit gjatë fushatës së tij zgjedhore me premtimin për “paqe” në Lindjen e Mesme, në deklaratë i bëhet thirrje Trumpit që “të përdorë ndikimin e tij politik për të kërkuar armëpushim të menjëhershëm në Palestinë dhe Liban”.
Trump mundi rivalen e tij demokrate Kamala Harris në Michigan, ku jetojnë kryesisht muslimanët dhe arabët amerikanë të cilët reagojnë ndaj mbështetjes së administratës demokrate për gjenocidin e Gazës në SHBA. Po ashtu edhe në qytezën Dearborn të Michiganit tradicionalisht me prirje për Partinë Demokratike, ku 55 për qind e popullsisë është me origjinë nga Lindja e Mesme, njerëzit në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit preferuan Trumpin.
Në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën më 5 nëntor në SHBA, republikani Donald Trump u bë presidenti i 47-të i vendit duke marrë 270 vota elektorale. Trump do të fillojë zyrtarisht detyrën pas betimit më 20 janar 2025./AA