SHBA dhe Britania e Madhe kryejnë më shumë sulme ajrore në Jemen

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë vazhduar aktet e tyre të agresionit kundër Jemenit, duke kryer më shumë sulme ajrore në provincat Hudaidah dhe Sa’ada. Sipas një burimi ushtarak jemenas, avionët amerikanë dhe britanikë kryen deri në 15 sulme kundër provincës perëndimore Hudaidah si dhe kundër provincës Sa’ada në veriperëndim të vendit, njoftoi të dielën në mbrëmje rrjeti televiziv al-Masirah i Jemenit.

Sipas burimit ushtarak, tetë sulme u kryen në distriktin Ras Issa dhe tre sulme në lagjen al-Zeidijah në provincën al-Hudaidah. Katër sulme të tjera u kryen gjithashtu nga avionët amerikanë dhe britanikë në pjesën lindore të provincës Sa’ada.

“Sulme të tilla nuk do t’i pengojnë forcat dhe kombin jemenas që të vazhdojnë mbështetjen e tyre për palestinezët përballë pushtimit dhe krimeve të sionistëve”, tha zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit, Gjeneral brigade Jahja Sarei , duke paralajmëruar se “sulmet e agresorëve nuk do të mbeten pa përgjigje”.

Gjatë disa javëve të fundit, SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë kryer një sërë sulmesh ajrore kundër rajoneve të ndryshme të Jemenit në përgjigje të sulmeve me raketa dhe dronë të Jemenit ndaj anijeve në pronësi të Izraelit ose që shkojnë në portet në territoret e pushtuara palestineze.  Forcat e Armatosura të Jemenit kanë njoftuar se po organizojnë sulme në mbështetje të popullit palestinez në Rripin e rrethuar të Gazës, i cili për katër muaj tashmë përballet me luftën e gjenocidit të regjimit sionist të mbështetur nga SHBA dhe Britania e Madhe./parstoday

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne