3 vjet heqje lirie kush praktikon bigaminë, qeveria nis konsultimet për ndryshimet në Kodin Penal

Qeveria e korruptuar shqiptare e islamofobit Edi Ramës ka nisur konsultimin me qytetarët për ndryshimet e njëanshme të Kodit Penal me qëllimin e vetëm për të ndaluar muslimanët të martohen me më shumë se një grua.

Sipas projektligjit të hedhur për diskutim thuhet se: Mbajtja e dy ose më shumë martesash në të njëjtën kohë, apo bashkëjetesa me një apo më shumë partnerë/e në të njëjtën kohë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Nëse bigamia vazhdon pas dënimit të parë, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.

Ky projektligj që është në fillim të diskutimeve cënon liritë dhe të drejtat e njeriut ndërsa synon të kufizojë martesat e muslimanëve.

Ai e mori zanafillën nga rasti i fundit, ai mjekut musliman Dervish Hasi, i cili kishte 3 martesa dhe krijoi të 4 me një të mitur 16 vjeç, marrëdhënie për të cilën përfundoi pas hekurave.

Ky rast shërbeu për qeverinë islamofobe të Edi Ramës që duke përdorur Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, pjesë e dosjes 184 për vjedhjen e zgjedhjeve dhe nisur drafin për burgosjen e muslimanëve.

Mesaduket qeveria gjeti një shkak dhe përdori rastin e Hasit për të përmbushur misionin e saj të fshehur dhe dashakeqas ndaj muslimanëve.

Nëse deri më sot, arsyet e burgosjes së Hasit mbaheshin të fshehura pasi ai nuk ka shkelur asnjë ligj, tani me propozimin e këtij projektligji është zbuluar arsyeja e vërtetë e mbajtjes së tij prapa hekurave.

Ashtu sikurse e akuzoi edhe Arben Ahmetaj, bashkëpunëtori më i afërt për shumë vite, Edi Rama përdor “koka turku” për qëllimet e tij korruptive dhe antiligjore.

Mesaduket Edi Rama sajoi rastin e mjekut Dervish Hasi për ta përdorur si arsye për të burgosur muslimanët.

Situata e mbajtjes së martesave apo bashkëjetesave paralele nuk është një fenomen i panjohur në vendin tonë. Jo rrallë herë, në media kemi parë burra që bashkëjetojnë me dy gra për të krijuar mundësinë të lënë trashëgimtarë. Në raste të tjera ka pasur raste me burra me disa lidhje paralele, nga të cilat kanë edhe fëmijë.

Në projektligjin e propozuar qeveria nuk parashikon asnjë ndihmë për fëmijët që kanë ardhur nga këto martesa duke u sygjeruar vetëm daljen në rrugë dhe të mbeten pa baba./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne