“Izraeli është i gatshëm të zgjidhë problemin me Hezbollahun përmes rrugëve diplomatike”

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, informoi të dielën kryekëshilltarin e presidentit amerikan Joe Biden, Amos Hochstein, se Tel Avivi është i gatshëm të zgjidhë problemin me grupin libanez Hezbollah përmes marrëveshjeve diplomatike.

Gallant u takua me Hochstein në Tel Aviv për të diskutuar mbi problemin e sigurisë në kufirin libanez dhe mënyrat që izraelitët e zhvendosur të kthehen në shtëpitë e tyre, sipas një deklarate nga Zyra e Ministrit izraelit të Mbrojtjes.

“Ne jemi të gatshëm ta zgjidhim problemin me Hezbollahun në jug të Libanit përmes mjeteve diplomatike. Por jemi të gatshëm edhe për skenar të tjerë”, tha Gallant.

Gallant tha se vendi i tij është i vendosur të përmirësojë sigurinë në kufirin libanez dhe të eliminojë kërcënimet e sulmeve nga atje.

Që nga 8 tetori i vitit të kaluar, kufiri izraelito-libanez ka përjetuar tensione dhe shkëmbime sporadike zjarri midis ushtrisë izraelite nga njëra anë dhe Hezbollahut dhe fraksioneve palestineze nga ana tjetër. Kjo ka rezultuar me viktima dhe lëndime nga të dyja palët, ndërsa kanë pësuar edhe civilët libanezë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne