AMERIKA ËSHTË AKTORI I TË GJITHA SKENAVE

Savash Veliu

“Nëse dy egërsira luftojnë mes tyre dhe ti je preja, është gomarllëk të zgjedhësh një prej tyre.”
(Dr. Fejsal El-Kasim)

Ministri i inteligjencës së jashtme të Rusisë, Narishkin, ishte i zemëruar që konjuktura perëndimore do të revolucionarizonte Rusinë nga brenda, por nuk arriti.
Narishkin tha se inteligjenca britanike MI6 po përgatitte provokime në termocentralet bërthamore në Rusi, diversantët ukrainas u stërvitën në këtë mission, pra kështu ishinë fjalët e ministrit por si qëndronte e vërteta… Me fjalë të tjera, inteligjenca britanike ishte brenda Rusisë, si në rebelimin e Prigozhinit… Dhe rusët u përballën me këtë lëvizje dërmuese.
Ndryshe nga të gjithë të tjerët, ata Rusia dhe Amerika shin partner sekret, domethënë, rivali i vërtetë i Uashingtonit ishte Anglia dhe ai donte ti kthehej Perandoria e uzurpuar e tij sepse koha është për të.
Në Arkivin e shtetit të Amerikës, e zbuluar në një dosje të vjetër i deklasifikuar në Amerikë, përshkruhet se në vitin 1994, kur lideri rus Boris Jelcin tha në një takim sekret me presidentin amerikan Bill Clinton në Nova Ogarjova të Rusisë, se nëse Evropa Lindore do kyçet në aleancën veriatlantike vendi i tij do të jetë i pari për t’u bashkuar me lindjen në planin e krijimit të NATO-s, pra Rusia duhet të jetë te kjo aleancë.
Tani a mendoni se Rusia është vërtetë ende kundër Amerikës?
Arkivi i Sigurisë Kombëtare të Amerikës është një dokument sekret në Nova Ogaryova, 14 janar 1994, ku Jelcin tha: Ne jemi të gatshëm të veprojmë si një kartel për sa i përket sigurisë dhe forcimit në Evropë dhe dimë se vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore do të ndjekin Rusinë, pjesa tjetër e sovjetikëve e shoh si një pranim që shteti i madh Rusia do t’i zgjidhë të gjitha problemet në nënshtrimin e tyre… Edhe pse në letër është kështu, thellë në vetvete gjërat janë ndryshe. Amerika, një vend i fuqishëm, kishte nevojë për tjetrin sikur trambolina e saj.
Amerika thotë jemi Armiku para skenës, kurse mik i ngushtë në sfond… Klinton tha, ky skenar na ofron mundësi unike për të vazhduar marrëdhëniet mes nesh në rrjedhën e tyre aktuale, vetëm kështu mund t’i garantojmë Evropës një “shekull paqeje dhe qetësie” të vazalitetit. Pra, janë gjërat për të cilat kam shkruar për vite të tërra që po bëheshin realitet sot, dhe çfarë do të thotë kjo? Kështu që Clinton donte të vazhdonte lojën prapaskenës me Rusinë. Vazhdimi i skenarit të policëve të mirë dhe të policëve të keq na ndihmon të kontrollojmë Evropën përmes frikës nga një luftë e perceptuar bërthamore. Gjë të cilën Rusia suksesshëm ia impononte botës dhe Evropës. Ne tashmë i kemi kartat e energjisë, pra ju jeni armiku ynë para kamerave, por ju dhe ne e dimë të vërtetën se është një aktrim, ashtu siç bëjnë dhe me Iranin prorus.
Evropa Lindore po hynte në BE, por Rusia rrinte jashtë… duhej të qëndronte, edhe po ta shikoje nga hëna, nuk kishte mundësi që Moska të bëhej rivale apo armike e SHBA-së sepse
Ushtarakisht, strategjikisht, ekonomikisht dhe teknologjikisht ato nuk ishin pothuajse asgjë para amerikanëve, por ajo që ishte e rëndësishme ishte aftësia e tyre për të kërcënuar Evropën, të cilën Amerika ia kishte dhënë Kremlinit shumë kohë më parë që të ndaj nga Kina.
Zgjedhja e Britanisë të Rusisë dhe Putinit si objektiva sekrete është të prishë dhe shkatërrojë këtë ekuilibër të madh Ruso-Amerikan. Në momentin që Moska do ishte jashtë aksionit (kontrolit), përfundoi filmi “Polic i mirë, polic i keq” dhe kështu e gjithë marrëveshja e keqe e nisur nga Jalta e Re me Plandemin, Ukrainën dhe Gazën do të përfundonte në dështim. Kurse Deshifrimin
e kësaj loje është bërë nga Erdogan me një ndeshje neutrale të konfliktit Rusi-Ukrainë, e cila e shpëtoi Turqinë nga kurthi ruso-amerikan i goditur nga Deti i Zi dhe Mesdheu dhe i mbërthyer në Anadoll, kështu që ekonomia turke do të dobësohej edhe më shumë e shkatërruar nga inflacioni… pra Turqia me këtë neutralitet doli fituese mes dy palëve djallëzore.
“Nëse dy egërsira luftojnë mes tyre dhe ti je preja, është gomarllëk të zgjedhësh një prej tyre” thotë Dr. Fejsal El-Kasim.
Nga ana tjetër, ju kujtohet se sa presion i bëri Britania Rusisë në Ukrainë që nga fillimi i konfliktit të shkurtit 2022.
Anglia e dinte se në momentin që do të pushtonte Rusinë, lidhja me Amerikën do të përfundonte dhe Bashkimi Evropian do të mbetej domosdoshmërisht i varur nga aleanca Anglo-Evropo-Kinë.
Pra, opsioni i detyrueshëm për amerikanët ishte domosdoshmëria e Rusisë në aleancën sekrete dualiste.
Andaj mos shikoni përleshjet e tyre, Putini nuk mund të kishte marrë nën kontroll një qytet të vetëm në Ukrainë nëse nuk do të donte Amerika… Qëllimi amerikan ishte të shkundte Evropën dhe të siguronte Moskën me rolin e policit të keq… Pasi të ishin në këtë terren të fortë, ata sdo të kishin vendosur të marshonin drejt Londrës por do të lëviznin drejt Kinës, stuhi e cila do ta merrte rajonin.
Kujtojmë Rusinë mur sulmoi një kohë ushtrinë turke në Siri dhe Amerika nuk lëvizi asnjë milimetër… Si anëtare e NATO-s nuk u ngrit asnjë zë kundër Rusisë. Derisa një avion turk nuk mund të fluturonte përtej kufirit sirian, Israeli fluturonte kudo dhe godiste çfarë të donte,
kurse Asadi ishte besnik ndaj Putinit, si mund të mos thoshte Rusia asnjë fjalë kundër Israelit apo ti kyçe sistemet S-300 ndaj avionëve israelit.
Tani imagjinoni, i gjithë rajoni ishte në shqyrtim, Hamasi, Hesbollahu, PKK, Irani, Siria ata po bisedonin me njëri-tjetrin kurse Turqia duhej të gjente një mënyrë të vetëm përball dredhive të tyre. Suedia ishte një shkas kundër Nato’s, u konfirmua antarsimi dhe nuk ishte befasi. Kurse, as që thuhej se avioni F16 ishte aq i rëndësishëm për Turqinë pos lojë politike.
Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron vizitoi Turqinë dhe u takua me Hakan Fidan e që mirëpret të pozicionohet pran Anglisë. Ndërkohë Amerika dhe Rusia po dizajnonin Evropën me energji dhe armë, pastaj radha do të ishte Lindja e Mesme dhe më pas Kina. Duke e ditur këtë, Londra donte të godiste herët, duke synuar të shembte Kremlinin nga brenda, derisa Rusia krijonte përshtypjen kinse do të pushtonte Evropën, duke ngritur titujt bombastike në mediat e evropianëve, kur dihej se forcat ushtarake të Rusisë ishin 65% të koncentruara në kufirin me Kinën kurse 35% në Evropë.
Kjo tregoi se Rusia ka frikë nga Kina, jo nga NATO, siç e përmenda edhe më parë problemi është në Kinë.
Pra, kjo dyshe Ruso-Amerikan do të ndryshonte ekuacionin në çështjen kurde, atë israelite dhe në Lindjen e Mesme, ky ishte qëllimi i tyre, pala tjetër Londra po bënte trysni ndaj Amerikës, me mesazhin koha juaj ka mbaruar, ju do të ktheni perandorinë time të uzurpuar. Trump u përgjigj duke e detyruar mbretëreshën të qëndrojë në Winstern për 20 minuta në këmbë. Poashtu do të kishte sulme të ndërsjella me mesazhin vijues që Bajden dha gjatë një takimi kokë më kokë me Putinin në Gjenevë me mesazhin loja vazhdon… Kështu disa njerëz do ta kishin të vështirë të zgjidhnin një pozicion dhe të tjerë do të paguanin faturën për pozicionin që zgjodhën. Ky është problemi dhe situata komplekse e gjeopolitikës aktuale në rajon, pra Turqia do të jetë në anën fituese në këtë situatë, ndaj qëndron nën ombrellën e NATO-s për t’u mbrojtur nga Amerika dhe kameleoni Rusia.
Pra, Rusia nuk është një fuqi botërore apo rajonale, por një fuqi e fqinjësisë e cila rritet nga Amerika për skenarët e ndryshme gjeopolitike.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne