SHBA: Do të punojmë me aleatët rreth një misioni vëzhgues ndërkombëtar në Karabak

SHBA-ja njoftoi se do të punojë me aleatët dhe partnerët e tyre për detajet rreth një misioni vëzhgues ndërkombëtar i cili mund të ngarkohet me detyrë në kuadër të zhvillimeve në Karabak.

Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power dhe ushtruesja e detyrës së ndihmëses së sekretarit të Shtetit të SHBA-së, përgjegjëse për marrëdhëniet me Evropës dhe Euroazinë, Yuri Kim, po qëndrojnë sot në Azerbajxhan.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller the se zyrtarët amerikanë u kanë përcjellë zyrtarëve azerbajxhanas mesazhet e tyre për vazhdimin e armëpushimit dhe plotësimin e nevojave humanitare. Ai theksoi se janë të kënaqur me deklaratën e Azerbajxhanit se e sheh pozitivisht ngarkimin me detyrë të një misioni vëzhgues ndërkombëtar në Karabak, në kuadër të sigurimit të nevojave humanitare.

“Në ditët e ardhshme do të punojmë me aleatët dhe partnerët tanë për të detajuar se si do të duket saktësisht ky mision”, tha Miller i cili vuri në dukje rëndësinë e negociatave dhe diplomacisë në mënyrë që palët të arrijnë paqe të qëndrueshme.

“Rusia ka luajtur herë-herë rol lehtësues për negociatat”, tha Miller duke shtuar se nuk mendon se Moska ka luajtur rol “të frytshëm” në kuadër të zhvillimeve në Karabak javën e kaluar.

Në një deklaratë nga Presidenca e Azerbajxhanit lidhur me bisedën e presidentit Ilham Aliyev me zyrtarët amerikanë, u bë e ditur se janë të gatshëm që në një periudhë të afërt të organizojnë vizitën e përfaqësuesit të Koordinimit të Përhershëm të OKB-së në rajon.

Aliyev potencoi të drejtat e banorëve armenë që jetojnë në Karabak. Ai tha se të drejtat e tyre do të garantohen ashtu si pakicat e tjera që jetojnë në Azerbajxhan në kuadër të ligjeve të vendit dhe përgjegjësive ndërkombëtare. Aliyev njoftoi se mes zyrtarëve shtetërorë të Azerbajxhanit dhe përfaqësuesve të popullatës armene janë zhvilluar negociata për integrim.

Presidenti azerbajxhanas tha se për banorët armenë janë dërguar ndihma humanitare, është riparuar infrastruktura në rajon dhe se për vazhdimin e kësaj kanë zhvilluar bashkëpunim me Komitetin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar (ICRC)./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne