“SHBA i bën presion Izraelit të mos fillojë luftë me Hezbollahun”

Një media izraelite shkruan se administrata e SHBA-së po i bën presion Izraelit të mos fillojë luftë me Hezbollahun në Liban.

Gazeta “Times of Israel”, në lajmin e saj të bazuar në dy zyrtarë të paidentifikuar, shkroi se Shtëpia e Bardhë bën përpjekje për të parandaluar shtrirjen e luftës përtej Rripit të Gazës së bllokuar.

Zyrtarët që folën për gazetën thanë se SHBA-ja ka paralajmëruar privatisht dhe publikisht Hezbollahun dhe Iranin të mos fillojnë luftë në frontin verior të Izraelit.

Sipas zyrtarëve, SHBA-ja paralajmëroi gjithashtu Izraelin të jetë i kujdesshëm kur t’i përgjigjet sulmeve të Hezbollahut dhe theksoi se një gabim i ushtrisë izraelite në Liban mund të çojë në një luftë shumë më të madhe.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë së fundmi i kanë përcjellë mesazhin qeverisë së Tel Avivit se ushtria amerikane do të mbështesë ushtrinë izraelite nëse Hezbollahu fillon luftë kundër Izraelit.

Megjithatë, në lajm është përfshirë edhe deklarata e presidentit amerikan, Joe Biden për gazetarët në avion pas vizitës së tij dje në Tel Aviv, duke thënë se “nuk është thënë kurrë se ushtria amerikane do të merr pjesë në rast të hapjes së një fronti me Hezbollahun”.

Ndërsa Izraeli ka vazhduar sulmet në Rripin e bllokuar të Gazës që nga 7 tetori, tensionet po rritet edhe në kufirin libanez.

Në përleshjet që nisën mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut në kufirin me Libanin më 8 tetor, humbën jetën 12 anëtarë të Hezbollahut, 2 pjesëtarë të Xhihadit Islamik, 1 gazetar dhe 2 civilë.

Në sulmet e kryera nga Libani humbën jetën 2 ushtarë izraelitë dhe 1 civil izraelit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne