Shkatërrimet në Rripin e Gazës mund të shihen edhe nga ana e kufirit të Izraelit

Përderisa vazhdojnë sulmet e ushtrisë izraelite ndaj Rripit të Gazës nën bllokadë që nga 7 tetori e deri më tani, shkatërrimet në Gaza mund të shihen madje edhe nga ana izraelite e kufirit.

Ushtria izraelite që nga 7 tetori e deri më tani po bombardon në mënyrë intensive Rripin e Gazës nën bllokadë. Pasi filloi me sulme ajrore, ushtria izraelite në ditët në vijim lëshoi bomba ndaj Gazës edhe nga deti dhe toka.

Bombardimet pa ndërprerë prej 13 ditësh të ushtrisë izraelite ndaj Gazës, shkaktuan shkatërrime të rënda në rajon. Në sulmet izraelite që vazhdojnë që nga 7 tetori janë shembur plotësisht 4.821 ndërtesa.

Ndërkohë shkatërrimi i madh i krijuar në Gaza si pasojë e sulmeve izraelite mund të shihet me sy të lirë edhe nga ana tjetër e kufirit. Nga rajoni Sderot i Izraelit mund të shihet se shumë ndërtesa pranë kufirit verior të Gazës janë shembur ose janë dëmtuar në sulme.

Ushtria izraelite vazhdon të godasë Gazën nga ajri, toka dhe deti. Në sulmet izraelite deri më tani janë vrarë 3.478 palestinezë ndërsa janë plagosur mbi 12 mijë të tjerë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne