SHBA-ja dhe Izraeli bien dakord për shpërbërjen e “infrastrukturës sulmuese të Hezbollahut”

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin dhe ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, në bisedën e tyre telefonike ranë dakord që “infrastruktura sulmuese e Hezbollahut duhet të shpërbëhet”. Sipas deklaratës me shkrim nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon), Austin ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij izraelit Gallant.

Në bisedë Austin dhe Gallant vlerësuan zhvillimet në fushën e sigurisë dhe operacionet e Izraelit. Austin konfirmoi mbështetjen e SHBA-së për “të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje”. Të dy zyrtarët ranë dakord gjithashtu se duhet të “çmontohet infrastruktura sulmuese” e Hezbollahut përgjatë kufirit për ta parandaluar atë që të nisë “sulme të stilit të 7 tetorit (2023)” kundër Izraelit.

Austin dhe Gallant diskutuan rëndësinë e kthimit të çështjes në baza diplomatike për të “garantuar sigurinë dhe stabilitetin” në një kohë të shkurtër dhe diskutuan gjithashtu “pasojat serioze” që do të lindnin nëse Irani do të fillonte një sulm të drejtpërdrejtë ndaj Izraelit.

Në sulmet e intensifikuara të Izraelit në Liban humbën jetën 1.273 persona

Ushtria izraelite e cila që nga 8 tetori 2023 vazhdon konfliktin e kontrolluar me Hazbollahun, më 23 shtator kreu qindra sulme ajrore në qytetet jugore të Libanit si dhe në rajonet Beqaa dhe Baalbek. Sipas autoriteteve libaneze, gjithsej 1.273 persona, përfshirë 104 fëmijë dhe 194 gra, janë vrarë që nga 17 shtatori kur shpërthyen pajisjet e komunikimit të përdorura nga Hezbollahu.

Lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, u vra në sulmet ajrore të ushtrisë izraelite në Bejrut më 27 shtator. Ndërsa, Hezbollahu i përgjigjet me predha dhe raketa Izraelit. Në këto sulme, të cilat kryesisht kishin në shënjestër bazat e ushtrisë në anën izraelite, nuk janë raportuar dëme të mëdha.

Për shkak të bombardimeve izraelite brenda vendit janë zhvendosur qindra mijëra njerëz. Teksa vala e migrimit vazhdon nga pjesët jugore të vendit drejt kryeqytetit Bejrut dhe veriut, dhjetëra mijëra persona kanë migruar drejt Sirisë./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne