SHBA, Makina futet në restorant në Teksas, 23 persona lëndohen

Të paktën 23 persona u plagosën të hënën kur një automjet u përplas me një restorant në shtetin amerikan të Teksasit, njoftoi policia, transmeton Agjensia Anadolli.

Aksidenti ndodhi rreth mesditës kur një automjet SUV u përplas në restorantin Denny në Rosenberg, në periferi të Hjustonit.

“Lëndimet variojnë nga të vogla deri te lëndime të rënda, por të gjitha rastet me sa duket nuk janë kërcënuese për jetën”, tha shefi i policisë së Rosenbergut Jonathan White në “X”, i njohur më parë si Twitter.

“Të gjithë të dëmtuarit janë të vetëdijshëm në kohën kur u transportuan në spitalet lokale”, tha ai, duke shtuar se moshat e tyre varionin nga 12 deri në 60 vjeç.

Sipas White, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar i padëmtuar.

Vazhdon hetimi për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne