SHBA, Mississippi heq flamurin e Konfederatës të mbushur me histori raciste

Legjislatura e shtetit të Mississippit në SHBA të dielën vonë në votimin historik miratoi projekt-ligjin për të hequr simbolin e Konfederatës nga flamuri i shtetit.

Ligjvënësit e shtetit kanë qenë duke peshuar ndryshimin në flamurin e tyre në mesin e protestave të dhunshme anti-raciste në të gjithë vendin pas vrasjes së personit të paarmatosur me ngjyrë George Floyd nga një polic i bardhë në Minesota.

Mississippi është shteti i vetëm i mbetur me një flamur, për herë të parë i miratuar në vitin 1894, që paraqet shenjat e Konfederatës.

Projektligji në Parlament kaloi me votim 91-23 dhe në senat me 37-14 vota. Tani do të shkojë në guvernatorin e Mississippit Tate Reeves, një republikan, i cili të shtunën tha se ai do ta nënshkruajë atë për në ligj.

Pas sulmit ndaj famullisë së personave me ngjyrë nga një supremacist i bardhë mbi një kishë në Karolinën e Jugut më 17 qershor të vitit 2015, të gjitha universitetet publike të Misisipit dhe shumë qytete kanë ndalur të nderojnë flamurin.

Masakra në kishën Charleston ishte një sulm masiv me motive raciale në Charleston, Karolina e Jugut, në të cilin nëntë afro-amerikanë u vranë nga 21-vjeçari Dylann Roof gjatë një leximi biblik në Kishën Episkopale Metodiste Afrikane Emanuel.

Kisha ishte e njohur për ngjarjet e saj dhe ka punuar për të drejtat civile në SHBA. Roof, i dënuar me vdekje në vitin 2016, postoi fotografi në faqen e tij të internetit me emblema të lidhura me supermacinë e bardhë dhe me flamurin e betejave të Konfederatës./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne