Bangladesh, 28 të vdekur nga përmbytja e tragetit

Së paku 28 kufoma janë gjetur nga zhytësit në Bangladesh pasi një traget që transportonte pasagjerë u fundos në lumë, bëri të ditur sot një zyrtar.

Dhjetra ende janë të zhdukur derisa operacionet e shpëtimit vazhdojnë në lumin Buriganga, i cili rrjedh përgjatë periferisë së kryeqytetit Dhaka.

Forcat e zjarrfikësve dhe njësitë detare janë bashkuar në përpjekjet e shpëtimit.

“Trageti i pasagjerëve u përmbyt mëngjesin e sotëm pas përplasjes me një anije tjetër”, tha për AA zyrtari i dhomës së kontrollit të shërbimit të zjarrfikësve, Rozina Islam, duke konfirmuar numrin e vdekjeve.

Në mesin e të vdekurve janë edhe 3 fëmijë.

Zyrtarët nuk mund të konfirmojnë se sa pasagjerë kanë qenë në anije në kohën e aksidentit. Mediat lokale duke cituar dëshmitarët okularë dhe policinë e vendosin shifrën në 100./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne