SHBA: Nëse Irani furnizon Rusinë me raketa balistike, reagimi do të jetë i ashpër

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha se reagimi i komunitetit ndërkombëtar do të jetë i shpejtë dhe i ashpër nëse Irani furnizon Rusinë me raketa balistike. Në konferencën për media, Kirby bëri vlerësime lidhur me pretendimin e agjencisë së lajmeve “Reuters” se Irani po furnizon Rusinë me raketa balistike.

Kirby pretendon se “bashkëpunimi ushtarak i Iranit që thellohet me Rusinë” do të dëmtojë jo vetëm Ukrainën, por edhe fqinjët e Iranit në rajon dhe komunitetin ndërkombëtar. Ai tha se po ndjekin nga afër çështjen dhe se nuk kanë mundur të konfirmojnë pretendimin në fjalë. “Mund të jeni të sigurt se reagimi i komunitetit ndërkombëtar do të jetë i shpejtë dhe i ashpër në rast se Irani vazhdon furnizimin me raketa balistike”, tha Kirby.

“Në rast se nevojitet, mund ta referojnë çështjen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ne do të koordinojmë opsionet e mëtejshme të ndërhyrjes me aleatët dhe partnerët tanë në Evropë dhe në vende të tjera”, shtoi Kirby. Duke rikujtuar aftësitë e tyre për të kaluar në veprim në të kaluarën kundër partneritetit ushtarak mes Rusisë dhe Iranit, Kirby theksoi se edhe në të ardhmen do të bëjnë të njëjtën gjë.

Kirby bëri të ditur se do të zbatojnë sanksione shtesë ndaj Iranit kundër mbështetjes për Rusinë. “Jemi të gatshëm të shkojmë edhe më tej nëse Irani i shet Rusisë raketa balistike”, shtoi ai. Në lajmin më 21 shkurt të bazuar në intervistat e zhvilluara me zyrtarë iranianë, “Reuters” pretendon se Irani ka furnizuar Rusinë me rreth 400 raketa balistike./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne