Qeveria ndaloj protestat pro Palestinës, Veliaj fton njerzit për protestën pro Ukrainës!

Qeveria shqiptare vazhdon me paturpësi të tregojë se është shitur dhe blerë, për “pak” mbështetje amerikane.

Teksa qeveria e korruptuar islamofobe e Edi Ramës dhe policia e Taulant Ballës ndalon protestat pro Palestinës dhe kundër pushtimit izraelit në Palestinë, mbështet në mes të ditës protesten pro Ukrainës.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, evangjelisti Erion Veliaj, në rrugën e Edi Ramës, do ti bashkohet marshimit të solidaridetit me popullin ukrainas duke ftuar edhe qytetarët ti bashkohen në sheshin përpara Bashkisë së Tiranës. Marshimi ndodh pas atyre në qytetet europiane.

Por përpara pak ditësh shoqatave shqiptare që kërkuan leje për te protestuar pro palestinës, iu mohua kjo e drejtë kushtetueses.

Islamofobi Veliaj jo vetëm që nuk ju bashkua, por përdori policinë Bashkiake për të ndaluar protestën dhe gjobitur njerzit për parkim të gabuar, vetëm pse kishin marrë pjesë në protestë.

“2 vite nga lufta në Ukrainë!
Jo vetëm sot, por gjithmonë, solidarizohemi me popullin ukrainas. Bashkohuni me ne në sheshin përpara Bashkisë së Tiranës më 24 shkurt, në orën 12⁰⁰, për të treguar përkrahjen tonë për paqe dhe liri”, shkruan Veliaj.

Kjo për të përmbushur axhendën e tij në sytë e europës.

Por kur në kryeqytetet Europiane mijëra qytetarë protestonin kundër Izraelit, Veliaj dhe qeveria mafioze i ndaluan shqiptarët të protestonin. Rama dhe Veliaj që i kanë dalë në krah Izraelit për pushtimin e Palestinës, vrasjen e njerzve të pafajshëm dhe fëmijëve, i shqetesoka lufta në Ukranë./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne