Muslimanët kanadezë u bëjnë thirrje deputetëve të tyre të dënojnë krimet e luftës së Izraelit në Gaza

Komunitetet muslimane në Kanada u bëjnë thirrje deputetëve të tyre që të dënojnë krimet e luftës së Izraelit në Gaza, të mbështesin shpalljen e armëpushimit dhe të kundërshtojnë furnizimin me armë të Izraelit. Këshillit Kombëtar i Muslimanëve të Kanadasë (NCCM) publikoi letrën e përbashkët të shumë komuniteteve muslimane që operojnë në vend e cila përmban thirrjet ndaj deputetëve kanadezë.

Në letër thuhet se humbja e jetëve të mijëra palestinezëve në Gaza për shkak të bombardimeve pa dallim të qeverisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ka prekur thellë të gjithë muslimanët. Komunitetet muslimane në Kanada prej vitesh në kuadër të traditës së ndihmës për të varfrit në muajin e Ramazanit presin nëpër xhami deputetët nga çdo parti politike në vend, thuhet në letrën ku vihet theksi mbi atë që po ndodhë në Gaza ku Izraeli vazhdon sulmet e tij.

Në letër u bëhet thirrje të gjithë deputetëve që duan të vijnë në takimet që do të zhvillohen gjatë Ramazanit, që të dënojnë krimet e luftës së Izraelit në Gaza, të mbështesin shpalljen urgjente të armëpushimit, të kërkojnë fillimin e menjëhershëm të financimit për Agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) dhe të kundërshtojnë furnizimin me armë të Izraelit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne