SHBA pozicionon skuadrat e marinës për t’i dërguar “mesazh” Iranit

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton, ka bërë të ditur se SHBA po pozicion një skuadër të armatosur të avionëve dhe të forcave bombarduese në rajonin e Komandës Qendrore në Lindjen e Mesme për të dërguar “një mesazh të qartë dhe të pagabueshëm” tek Irani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përmes një deklarate me shkrim, Bolton tha se kjo lëvizje është “përgjigje ndaj një numri të indikacioneve shqetësuese dhe në rritje” nga Teherani dhe se çdo sulm mbi interesat e SHBA-ve do të “përballet me forcë të pamëshirshme”.

“SHBA-të nuk po kërkojnë luftë me regjimin iranian, por ne jemi plotësisht të përgatitur për t’iu përgjigjur çdo sulmi, qoftë me anë të autorizimit, trupave të rojeve revolucionare islamike ose forcave të rregullta iraniane”, tha Bolton.

Kjo lëvizje nga Washingtoni ështe e fundit në mes të një serie veprimesh për të rritur presionin ekonomik ndaj Iranit.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ri-imponoi sanksionet mbi eksportet iraniane të naftës në muajin nëntor, pasi Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 e Iranit midis Teheranit, Washingtonit dhe pesë vendeve të tjera.

Washingtoni po ashtu i dha fund përjashtimit nga sanksionet tetë vendeve që blejnë naftën iraniane.

Sipas faqes së internetit të Marinës, skuadra “Abraham Lincoln Carrier Strike” është vendosur në bazën detare Norfolk më 1 prill për “një vendosje të planifikuar të rregullt”./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne