SHBA riliston Ansarullahun e Jemenit si ‘ grup terrorist’

Shtetet e Bashkuara njoftuan se po i rikthejnë Houthi-t e Jemenit në listën e entiteteve “terroriste”, duke i akuzuar ata për sulme të përsëritura ndaj anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq. “Si përgjigje ndaj këtyre kërcënimeve dhe sulmeve të vazhdueshme, Shtetet e Bashkuara njoftuan përcaktimin e grupit Ansarallah, të njohur gjithashtu si Houthi, si një grup terrorist”, tha në një deklaratë Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

Zyrtarët amerikanë thanë se masa do të thotë se lëvizja e rezistencës popullore të Jemenit do të goditet nga sanksionet. Zyrtarë të lartë amerikanë i thanë mediave perëndimore se përcaktimi do të hyjë në fuqi pas 30 ditësh dhe se ai gjithashtu mund të anulohet nëse jemenasit ndalin sulmet e tyre.

Si pjesë e mbështetjes së tyre për palestinezët, forcat e armatosura të Jemenit gjatë muajit të kaluar kanë vënë në shënjestër disa anije në pronësi të Izraelit ose të destinuara për në portet izraelite, në Detin e Kuq.

Jemeni thotë se ky veprim ka për qëllim të ndihmojë në ndalimin e luftës gjenocidale izraelite në Gaza, e cila deri më tani ka vrarë mbi 24,000 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë. Megjithatë, SHBA dhe aleatët e tyre i kanë portretizuar sulmet e Jemenit si një kërcënim për paqen ndërkombëtare./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne