Macron: Franca nuk merr pjesë në koalicionin amerikan kundër Jemenit

Presidenti i Francës duke publikuar një deklaratë njoftoi se ky vend nuk do të marrë pjesë në sulmet amerikane kundër tokës së Jemenit.

Sipas Sputnik, presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se Franca për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve në rajon nuk do të marrë pjesë në sulmet e koalicionit kundër forcave jemenase.

Macron publikoi një deklaratë për shtyp në rrjetin social X dhe tha: “Franca ka vendosur të mos marrë pjesë në sulmet e koalicionit kundër forcave Houthi  në territorin e Jemenit, sepse ne duam të parandalojmë përshkallëzimin e tensioneve në rajon”.

Presidenti francez, megjithatë, shtoi se anijet e marinës franceze do të vazhdojnë të kontribuojnë për sigurinë në Detin e Kuq.

Presidenti francez më pas theksoi se kjo është një çështje “diplomatike” dhe jo “ushtarake”./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne