Izraeli sulmon me raketë një lokacion në jug të Libanit

Ushtria izraelite goditi një vend pranë një automjeti që po lëvizte në Libanin jugor. Sipas lajmeve të agjencisë zyrtare të Libanit NNA, raketa u lëshua nga një dron izraelit drejt një automjeti që udhëtonte pranë rajonit Kaukaba në Libanin jugor.

Mësohet se pasi predha kishte rënë para mjetit, udhëtarët kanë dalë me shpejtësi nga mjeti dhe janë larguar me vrap. Nuk është dhënë asnjë informacion për identitetin e personave në automjet. Në videon e Anadolut shihen xhamat e thyer të automjetit.

NNA njoftoi gjithashtu se një shtëpi në qytetin e Kaukaba ishte gjithashtu në shënjestër nga një dron. Në përleshjet midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut në kufi, që nga 8 tetori i vitit të kaluar, u vranë 29 civilë libanezë dhe 162 anëtarë të Hezbollahut, si dhe gjashtë civilë izraelitë dhe dhjetë ushtarë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne