SHBA rrëzon një dron dhe një raketë balistike kundër anijeve të lansuara nga Huthit

SHBA-ja njoftoi të enjten se ka rrëzuar një dron dhe një raketë balistike anti-anije në jug të Detit të Kuq që u lansuan nga rebelët Huthi të Jemenit.

“Nuk ka pasur dëmtime apo të lënduar në asnjë nga 18 anijet në zonë”, shkroi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) në X. Kjo ishte tentativa e 22-të e sulmeve nga Huthit ndaj anijeve ndërkombëtare që nga 19 tetori, thuhet më tej.

Rebelët Huthi të mbështetur nga Irani në Jemen kanë rritur ndjeshëm përfshirjen e tyre në konfliktin aktual në Rripin e Gazës duke shënjestruar anijet në jug të Detit të Kuq. Grupi ka paralajmëruar se do të sulmojë të gjitha anijet që kanë për destinacion Izraelin, duke shtuar se sulmet janë në mbështetje për palestinezët të cilët po përballen me “agresionin dhe rrethimin” izraelit në Gaza.

Deti i Kuq është një nga rrugët detare më të përdorura në botë për dërgesat e naftës dhe karburantit. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin njoftoi së fundmi krijimin e një misioni shumëkombësh, operacioni “Prosperity Guardian”, për të kundërshtuar sulmet e Huthive ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq/AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne