Brigadat Kassam: Që nga fillimi i operacionit tokësor shkatërruam 825 automjete ushtarake izraelite

Zëdhënësi i Brigadave Izzeddin Kassam, krahut të armatosur të Hamasit, Abu Obaida njoftoi se kanë shkatërruar plotësisht ose pjesërisht të paktën 825 automjete ushtarake izraelite që nga fillimi (27 tetor) i operacionit tokësor të Izraelit në Rripin e Gazës. Në një video-regjistrim të publikuar, Obaida tha se në ditën e 83-të të Tufanit të Aksasë vazhdojnë t’i rezistojnë Izraelit dhe t’i shkaktojnë humbje të mëdha.

“Luftëtarët e rezistencës në terren vazhdojnë të shënjestrojnë ushtarët dhe automjetet ushtarake izraelite. Që nga fillimi i operacionit tokësor e deri më tani kanë shkatërruar plotësisht ose pjesërisht të paktën 825 automjete ushtarake izraelite, përfshirë automjetet për transportin e personelit, tanke, buldozerë dhe mjete të tjera ushtarake”, tha Obaida. Ai theksoi se duke përdorur armë të ndryshme kanë shkaktuar vrasjen e dhjetëra ushtarëve izraelitë. Obaida tha se kanë publikuar shumë video që tregojnë se si anëtarët e rezistencës shënjestrojnë ushtarët izraelitë dhe se kjo është vetëm maja e ajsbergut.

Obaida potencon se prioriteti i tyre është ndalimi i sulmeve që ushtria izraelite po kryen kundër njerëzve të pafajshëm për 12 javë dhe se asnjë çështje nuk mund të jetë prioritet më i lartë. “Nuk është e mundur që ne të pranojnë asnjë marrëveshje shkëmbimi apo propozim derisa sulmet kundër popullit tonë të ndalen plotësisht”, tha ai. Më 27 dhjetor u theksua se Egjipti ka përgatitur “propozim paraprak” për armëpushim në Rripin e Gazës i cili që nga 7 tetori e deri më tani ndodhet nën sulmet izraelite. Kreu i Agjencisë egjiptiane të Informacionit, Ziya Rashvan njoftoi dje se nuk kanë marrë ende përgjigje zyrtare nga palët për propozimin e tyre për t’u dhënë fund sulmeve./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne