Forcat izraelite bastisën kampin e refugjatëve Al-Fariah në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite bastisi kampin e refugjatëve Al-Fariah që ndodhet pranë qytetit Tubas në Bregun Perëndimor të pushtuar. Dëshmitarët okularë duke folur për Anadolu thanë se: “Forcat izraelite bastisën kampin e refugjatëve në shumë pika. Snajperët izraelitë u vendosën në çatitë e shumë ndërtesave dhe rrethuan disa lagje në kamp”.

Raportohet se shpërthyen përleshje të armatosura midis forcave izraelite dhe palestinezëve që kundërshtuan bastisjen dhe u dëgjuan shpërthime.

Ndërsa theksohet se ushtria izraelite dërgoi përforcime në rajon, nuk u raportua për të plagosur në rajon. Ushtarët izraelitë bastisën fshatin Deyr Abu Mashal në perëndim të qytetit Ramallah në mëngjes dhe arrestuan shumë palestinezë. Në imazhet e shpërndara nga palestinezët në llogaritë e tyre në mediat sociale, shihet se forcat izraelite ndalonin palestinezët me sy të lidhur.

Që nga 7 tetori, kur forcat izraelite nisën sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të ndalimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor. Sipas të dhënave të Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë dhe Komitetit për Çështjet e të Burgosurve Palestinezë, i lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, Izraeli ka arrestuar 4.820 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga 7 tetori.

Gjatë këtyre ndalimeve dhe bastisjeve, forcat izraelite kryejnë shkelje të tilla si keqtrajtime, rrahje, kërcënime ndaj të burgosurve dhe familjeve të tyre, hapjen e zjarrit të drejtpërdrejtë me qëllim për të vrarë dhe shkatërrimin e shtëpive të palestinezëve./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne