Shefi i diplomacisë turke në Bagdad: Presim që Iraku ta njohë zyrtarisht PKK-në si një organizatë terroriste

Mistri i Punëve të Jashtme i Turqis, Hakan Fidan, ka deklaruar se vendi i tij pret që “Iraku, nga miqësia dhe vëllazëria, ta njohë zyrtarisht PKK-në si një organizatë terroriste”.

“Ne nuk duhet ta lejojmë organizatën terroriste PKK, e cila është një armik i ndërsjellë i Turqis dhe Irakut, të helmojë marrëdhëniet tona dypalëshe”, tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media në Bagdad me homologun e tij irakian, Fuad Hussein./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne