Islamofobin Alon Ben-Meir e bezdis mbajtja e hixhabit, sulmon Iranin: Po cënon të drejtat e grave!

Islamofobi Alon Ben-Meir vazhdon të tregojë qëndrimin e tij kundër muslimanëve.

Së fundmi përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ben-Meir sulmon mbajtjen e Hixhabit nga gratë në Iran.

Teksa sulmon ndryshimet e ligjit për shaminë në Iran, që janë duke u diskutuar në Parlament, islamofobi e konsideron si detyrim ndërsa asnjëhere nuk ka reaguar për drogimin e miliona të rinjve në europë.

Islamofobi mbështet protestat në Iran ndërsa mbulesën e grave muslimane e konsideron si politikë penguese ndaj tyre dhe cënim të të drejtave ndërsa përmend shifra të pakonfirmuara për numrin e personave që humbën jetën gjatë protestave të dhunshme.

Statusi i Plotë

Pothuajse një vit pasi filluan protestat pas vdekjes së Mahsa Amini, autoritetet iraniane po përpiqen çdo mënyrë të mundshme për të zbatuar ligjin për gratë që mbulojnë flokët e tyre. Sipas AP, autoritetet iraniane tani po godasin bizneset që shërbejnë ose punësojnë gra pa hixhab, me parlamentin që diskuton një ligj që do të rriste dënimet për bizneset që lejojnë gratë të punojnë të pambuluara ose t’u shërbejnë klientëve femra të pambuluara. “Nëse përballem me dënime dhe ndëshkime, do të mbaj shaminë pasi jam në një … pozicion të spikatur”, tha për Associated Press një mjek që trajtoi protestuesit e plagosur gjatë demonstratave. Gratë e guximshme të Iranit që po luftojnë për lirinë e tyre kundër politikave që i kanë penguar ato për dekada kanë ende nevojë për mbështetjen e Perëndimit. Në mesin e mbi 530 personave të vrarë dhe 22,000 të arrestuarve që nga fillimi i protestave shtatorin e kaluar ishin shumë gra iraniane./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne