Kallëzimi për skandalin e sistemit TIMS/ Janë përfshirë zyrtarë të Policisë. Dyshohet për grup të strukturuar!

Dalin detaje të reja në lidhje me skandalin e sistemit TIMS, ku dyshohet se janë marrë të dhëna sensitive të qytetarëve shqiptarë.

Thuhet se mbasada e SHBA-ve kërkoi nisjen e hetimeve pasi në mesin e personave që iu janë cenuar të dhënat janë edhe shtetas amerikanë.

Dyshohet së në marrjen e të dhënave janë përfshirë zyrtarë të Policisë së Shtetit, dhe bëhet fjalë për një grup të strukturuar.

“Në mesin e personave që iu janë cenuar të dhënat janë edhe shtetas amerikanë. Prokuroria nuk ka dhënë të dhëna në lidhje me zyrtarët apo personat që dyshohen të kenë ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin TIMS, gjithashtu nuk ka të qartë se përse këto të dhëna janë aksesuar në mënyrë të paligjshme dhe për çfarë do të përdoren./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne