Turqia thërret përsëri të dërguarin danez lidhur me përdhosjen e vazhdueshme të Kuranit

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqis ka thirrur përsëri të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Danimarkës në Ankara për shkak të përdhosjes së vazhdueshme të Kuranit.

“I ngarkuari me punë i Ambasadës së Danimarkës në Ankara është thirrur edhe një herë në ministrinë tonë pas përsëritjes së këtij sulmi të neveritshëm sot”, thanë burime diplomatike turke, të cilët folën në kushte anonimiteti.

Burimet po ashtu thanë se Türkiye dënoi dhe protestoi ashpër këto veprime dhe u kërkoi edhe një herë autoriteteve daneze që të ndërmarrin hapat e nevojshme për të parandaluar incidentet e tilla në të ardhmen.

Kjo masë vjen pas djegies së Kuranit para ambasadës turke në Kopenhagë për të dytën ditë radhazi.

Dje, Turqia gjithashtu thirri të dërguarit e Danimarkës dhe Holandës për shkak të përdhosjes së vazhdueshme të Kuranit.

Muajve të fundit, figura dhe grupe islamofobike në Evropën Veriore vazhdimisht kanë kryer djegie të Kuranit dhe përpjekje të ngjashme për përdhosjen e librit të shenjtë musliman, duke shkaktuar zemërim nga vendet muslimane dhe bota./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne