Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Ervin Hoxha priti sot në një takim Khalid bin Ali bin Abdullah Al Humaidan, murabatin, President i Inteligjencës së Përgjithshme, në Mbretërinë e Arabisë Saudite, i cili ndodhet në vendin tonë për një vizitë zyrtare.
Burime për GazetaImpakt sqarojnë se në fokus të vizitës së zyrtarit të Arabisë Saudite në Shqipëri do të jenë rritja e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, shkëmbimit të informacionit dhe teknologjia.
Ministria e Brendshme e Shqipërisë, përmes një komunikate të shpërndarë për mediat thekson se Ministri Hoxha shprehu falënderimet për bashkëpunimin, të cilin e vlerësoi si të shkëlqyer, të ndërtuar mes dy vendeve ndërsa theksoi vullnetin dhe përkushtimin për të punuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, sidomos në fushën e sigurisë, ku interesi është i përbashkët.
Në komunikatë theksohet se të dyja pëlët dakordësuan për zhvillimin më tej të kapaciteteve dhe mundësive në shkëmbimin e eksperiencave, shkëmbimin e informacionit, si dhe vendosjen e pikave të kontaktit mes dy palëve. Në takimit u diskutua poashtu edhe bashkëpunimi Shqipëri-Arabi Saudite në fushën e teknologjisë për një policim më të mirë, për qytetarët e dy vendeve.
Për takimin me Khalid bin Ali bin Abdullah Al Humaidan, Ministri Hoxha shpërndau edhe postim në “Facebook”.
Postimi i Ministrit të Brendshëm
Prita sot Shkëlqesinë e Tij, Khalid bin Ali bin Abdullah Al Humaidan, President i Inteligjencës së Përgjithshme, në Mbretërinë e Arabisë Saudite (me gradën Ministër).
I shpreha falënderimet për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi ndërtuar mes dy vendeve, si dhe vullnetin se mbetemi të përkushtuar për të punuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, sidomos në fushën e sigurisë, ku interesi është i përbashkët.
Dakordësuam për të zhvilluar më tej kapacitetet dhe mundësitë në shkëmbimin e eksperiencave, shkëmbimin e informacionit, si dhe vendosjen e pikave të kontaktit mes dy palëve.
Folëm gjithashtu mbi bashkëpunimin në fushën e teknologjisë për një policim më të mirë, për qytetarët tanë./GazetaImpakt/