Shefi i NATO-s: Konflikti izraelito-palestinez nuk duhet të përshkallëzohet në një konflikt të madh rajonal

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se konflikti Izrael-Palestinë “nuk duhet të përshkallëzohet në një konflikt të madh rajonal”. “Ne nuk duhet të heqim dorë nga puna për një zgjidhje të qëndrueshme politike të paqes”, tha Stoltenberg në seancën e 75-të të Këshillit Nordik në Oslo të Norvegjisë.

Stoltenberg tha se bashkëpunimi i thellë midis vendeve nordike pas vitesh armiqësie tregon se “paqja është gjithmonë e mundur”. Shefi i NATO-s theksoi se ndërtimi i miqësisë dhe besimit midis vendimmarrësve është veçanërisht jetik “në një kohë kur polarizimi, fragmentimi dhe dyshimi kërcënojnë besimin te demokracia dhe shoqëritë e hapura që ne kërkojmë të ndërtojmë”.

Stoltenberg po ashtu tha se konflikti në Rripin e Gazës nuk duhet të dobësojë vendosmërinë dhe aftësinë e NATO-s për të mbështetur Ukrainën. Lidhur me Ukrainën, Stoltenberg paralajmëroi se “nuk ka shenja se Rusia planifikon paqen”. Ai këmbënguli se aleatët e NATO-s duhet të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë me pajisje ushtarake për Ukrainën, duke theksuar se “nëse Ukraina ndalon së mbrojtur veten, ata do të pushtohen dhe pushtimi nuk është paqe”.

Shefi i NATO-s pushtimin e Rusisë e quajti si një “disfatë strategjike”, duke e izoluar më tej Moskën dhe theksoi rëndësinë e investimit në sigurinë e Ukrainës. Stoltenberg theksoi se një investim jo vetëm që mbështet Ukrainën, por u tregon udhëheqësve autoritarë se forca ushtarake nuk jep një rezultat të favorshëm./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne