Philippe Lazzarini, kreu i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), ka deklaruar se nevojitet vullnet politik për t’i dhënë fund “urisë masive” që po ndodh aktualisht në Rripin e Gazës.
“Nuk po kërkojmë të pamundurën. Lejoni OKB-në, përfshirë UNRWA-në dhe partnerët humanitarë, të bëjmë punën tonë: të ndihmojmë njerëzit në nevojë dhe të ruajmë dinjitetin e tyre,” shkroi ai në një postim në platformën X (ish-Twitter).
Lazzarini theksoi gjithashtu se ndihma e lejuar deri tani në Gaza përbën vetëm pak më shumë se 10 për qind të nevojave ditore të banorëve. /mesazhi