Shehbaz Sharif zgjidhet kryeministër i Pakistanit për mandatin e dytë

Parlamenti i Pakistanit zgjodhi sot Shehbaz Sharifin si kryeministrin e 24-të të vendit për një mandat të dytë, tri javë pas votimit kombëtar të 8 shkurtit.

Shehbaz, vëllai më i vogël i tri-herë-kryeministrit Nawaz Sharif dhe president i Ligës Muslimane të Pakistanit-Nawaz (PML-N), mori 201 vota në dhomën e ulët ose Asamblenë Kombëtare, 32 më shumë se numri i kërkuar për një shumicë të thjeshtë.

Ai mundi rivalin e tij Omer Ayub Khan të partisë së Pakistan Tehreek-e-Insaf (PTI) të ish-kryeministrit të burgosur Imran Khan, i cili siguroi 92 vota.

Një kandidati i nevojiten 169 vota në dhomën prej 336 anëtarësh për të fituar postin me një shumicë të thjeshtë.

Sharif pritet të bëjë betimin të hënën./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne