Kryeministri Edi Rama nga Shkodra, ndër të tjera foli edhe për rrugën e papërfunduar. Ai tha se përgjatë kohës që këto rrugë edhe pse janë të hapur, janë të përfunduara ndodhin incidente si shembja në aksin Ersekë – Korçë apo rrëshqitja e dherave në rrugën e “Arbrit”.
Rama tha se në këto raste sipas kontratës i bëhet adresimet e nevojshme kompanisë që po e ndërton dhe në momentin që kjo rrugë do të merret në dorëzim nga shteti do të jetë e sigurtë.
“Ata që kritikojnë nga jashtë lë të pyesin se për sa kohë e bën Gjermania e Anglia një rrugë. Ndodh një rrëshqitje për shkak të gjeologjisë në Ersekë, në një aks rrugor që është e hapur, por nuk është i përfunduar, dhe hidhen të gjithë përpjetë. Ajo është rrugë që nuk është marrë në dorëzim, ndodhin.
Sipas kontratës do të bëhen të gjithë adresimet e nevojshme ndaj kompanisë. Kur rruga të merret në dorëzim nga shteti dhe të jetë e përfunduar, do të jetë çdo gjë e sigurtë” tha ndër të tjera Rama./tpz