Sanchez: Kongresi i Spanjës mund ta njohë shtetin palestinez deri në vitin 2027

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha të shtunën se do t’i propozojë dhomës së ulët të parlamentit të Spanjës njohjen e një shteti palestinez deri në vitin 2027.

“Ne do ta bëjmë këtë për shkak të bindjes morale, sepse është një kauzë e drejtë, por edhe sepse është mënyra e vetme që dy shtetet – Izraeli dhe Palestina, të jetojnë së bashku dhe të bashkëjetojnë në paqe dhe siguri”, tha ai në “X”.

Meqenëse mandati i Sanchezit do të përfundojë deri në vitin 2027, ai tha se do ta nxisë Kongresin e Deputetëve ta njohë shtetin palestinez përpara kësaj kohe.

Që nga fillimi i konfliktit aktual të Gazës më 7 tetor të vitit të kaluar, Spanja ka spikatur në mesin e vendeve evropiane duke treguar mbështetjen më të fortë për Palestinën, ndërsa Sanchez nëntorin e kaluar tha se Madridi mund ta njohë në mënyrë të njëanshme një shtet palestinez edhe nëse BE-ja nuk pajtohet./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne