Sherri me deputetin Sula në Kryesinë e Kuvendit/ “Bëri gjest të ulët”, Çollaku nuk përjashton kallëzimin në SPAK: Avokatët po vlerësojnë rastin

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku ka deklaruar për mediat pas sherrit me kolegun Dashnor Sula se ajo që ndodhi ishte një gjest i ulët i deputetit tjetër.

I pyetur nëse do të kallëzojë në SPAK Dashnor Sulën pas asaj që ndodhi, por edhe paralajmërimit të tij gjatë sherrit se do të bënte kallëzim penal ndaj tij, Çollaku u shpreh se avokatët e tij po vlerësojnë rastin. Sipas tij nuk përjashtohet mundësia e një kallëzimi të Sulës në SPAK lidhur me atë që ndodhi.

A do e kallëzoni në SPAK zotin Sula? 

Çollaku: Juristët e mi po vlerësojnë rastin për kallëzimin, nuk përjashtohet si mundësi./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne