Ushtronte aktivitetin pa licencë, AKU bllokon subjektin në Korçë

Trupa inspektuese e DRAKU Korçë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë ushtruar kontroll në një subjekt me aktivitet “prodhim pije alkoolike”, i cili ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse.

Gjithashtu nga verifikimi i kontrolleve në subjekt u konstatuan disa shkelje ligjore, pasi subjekti ushtronte aktivitetin në mungesë të kushteve higjieno-sanitare, produkte të paetiketuara dhe mungesë të manualit HACCP.
Për këto shkelje, trupa inspektuese mori masën urgjente të bllokimit të aktivitetit deri në pajisjen e tij me licencë, gjithashtu janë bllokuar në total 2805 litra pije alkoolike nga të cilat, 1877 litra verë, 537 litra raki rrushi, 351 litra alkool ushqimor dhe 40 litra pije alkoolike.

Për të gjitha shkeljet e konstatuara u mor masa administrative “gjobë” në vlerën e 1’450’000 lekëve. Për veprime të mëtejshme, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne