Sheshel: Ballisti nuk i duhet Beogradit, t’i kthehet Shqipërisë

olitikani i njohur serb dhe radikali Vosjllav Sheshel ka folur për arrestimin e Ismail (Ballist) Morinës në Kroaci.

Shesheli thotë se Beogradi nuk duhej të ishte marrë me këtë çështje, pasi do të sjellë rrëmujë në Luginën e Preshevës.

“Prisja që gjykata kroate të mos e merrte në konsideratë këtë çështje. Çfarë na duhet neve Morina? Përveçse do të sjellë rrëmujë në Luginën e Preshevës dhe në Kosovë? Në vend që të merremi me kriminelët shqiptarë që trafikojnë organe njerëzish, merremi me dikë që suksesin e tij të vetëm e ka daljen në pah të gomarllëkut të policisë dhe sigurimit të stadiumit ku u zhvillua takimi. Nëse ai ekstradohet i bëj thirrje organeve të drejtësisë dhe qeverisë serbe që dënimi ndaj Ballist Morinës të jetë 5 ditor dhe mos ti lejohet hyrja në Serbi, për 10 vjet e me pas rikthimi i tij tek autoritetet shqiptare”, ka thënë radikali Vosjllav Sheshel.

Theksojmë se me kërkesë të shtetit serb tifozi i kombëtares shqiptare pritet të ekstradohet në Serbi nga drejtësia kroate.

Ndryshe, Ballisti do të gjykohet në shtetin serb për nxitje të urrejtjes shkaku i ngritjes me dron të një flamuri të “Shqipërisë Natyrale” në stadiumin e Partizanit të Beogradit, ku po zhvillohet ndeshja mes kombëtares serbe të futbollit dhe asaj shqiptare. /eonline

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne